Përmbushet i plotë misioni i ‘Babagjyshit’, Rama në ndihmë të Leos së vogël! 0 264

Data 31 e gjeti krejt ndryshe rubrikën ‘Kam një mesazh për ty’ tek ‘E Diela Shqiptare’. Tashmë, siç mund të jetë e njohur nga shumica e publikut, ishte kryeministri ai që u vesh si Babagjysh, për të ndihmuar dy familje në veçanti. Rasti i parë ishte ai i Eriglisës, vajzës nga komuniteti egjiptian, për të cilën nuk kishte ende asnjë shpresë për një punë të denjë. Rama i premtoi postin e këshilltares së ministrit për çështjet sociale, premtim që u zbatua më datë 3 janar, kur dhe fillnte zyrtarisht puna në shtet, dhe jo vetëm.

Të gjithë pyetën se ç’do të ndodhte me Leon e vogël, por duket se kryeministri e ka marrë seriozisht punën e Babagjyshit. Duke qenë se sot ishte dita e parë e shkollës për këtë vit të ri, Rama ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet djaloshi nëntë vjeçar i lumtur në makinë. “Dhe me këtë moment të ditës së saponisur, duke përcjerllë në shkollë Leon e vogël me makinën që i kërkoi Babagjyshit në letrën e tij, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë!”, ka shkruar kryeministri, duke treguar dhe njëherë se e ka përmbushur deri në fund detyrën e lënë me 31 dhjetor.

Ndër komentet e shumta dallon dhe ai i familjarëve të Leos, të cilët kanë shprehur mirënjohje për atë çka ishte mundësuar nga Rama. Si çdo herë, ka patur dhe nga ata që kanë shkruar se kjo është thjesht një lojë e radhës tipike prej politikani…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *