Sot është ditëlindja e “Mbretit”, përkujtohet 83 vjetori i Elvis Presley 0 188

Ai është një nga muzikantët e rrallë i cili la një gjurmë të madhe në botën e muzikës, ku edhe pse shumë vite pas ndarjes së tij nga jeta të shumtë janë fansat e tij në të gjithë botën. Jemi duke folur për Elvis Presley, i cili konsiderohet si “Mbreti i Rrokut dhe Rrollit”.

Presley lindi në Tupelo të Misisipit dhe në moshën 13- vjeçare së bashku me familjen e tij në Memphis ku dhe fillojë karrierën e tij në vitin 1954. Kënga e parë që ai do të regjistronte do të ishte me producentin Sam Philips në Sun Records dhe më pas karriera e tij do të njihte vetëm ngjitje.

Në nëntor 1956, Presley bëri debutimin e tij të filmit në Love Me Tender. Pasi kreu shërbimin ushtarak në vitin 1958 , Presly i’u rikthye karrierës së tij profesionale dy vite më vonë, duke prodhuar disa nga veprat e tij më të suksesshme.

Ndarja e tij nga jeta do të vinte në 16 gusht të vitit 1977, ku si shkak u përcaktuan një atak në zemër si pasojë e mbidozës së drogës. Ai është konsideruar si  një nga muzikatët më të suksesshëm në historinë e muzikës së regjisturar, ku do të thyente një nga rekordet e paimagjinueshme më parë, shiitjen e plotë 600 milionë disqesh.

Edhe pse “Mbreti” nuk jeton më, në Las Vegas dhe në shumë qytete të tjera të botës, ai përkujtohet çdo vit, ku shumë njerëz shfaqen të veshur me rrobat e tij të skenës.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *