KreuCelebrity

Taulant Xhaka i jep ‘lamtumirën’ beqarisë, zyrtarisht i fejuar me Arbnorën!

E dinim prej kohësh që Taulant Xhakës ia kishte rrëmbyer zemrën Arbnora, por ende nuk kishim parë hapa të hedhur më tutje nga çifti. Nuk mund të themi të njejtën gjë për Granitin, i cili e finalizoi dashurinë e tij me bashkëshorten në martesë. Por, mesa duket ‘beqaria’ nuk ka zgjatur shumë as për Taulantin, i cili ka mbledhur dje disa nga të afërmit e tij, për të festuar si duhet fejesën me Arbnorën.

Ka qenë fillimisht Graniti ai i cili ka përhapur lajmin në rrjetet sociale, duke shpërndarë një foto të të vëllait dhe partneres së tij. “Urime Fejesa vëllau jem”, ka shkruar futbollisti, ndërsa Taulanti nuk ka pritur më gjatë për të shpërndarë një tjetër imazh në profilin e tij në Instagram. Si shumë herë, i njejti postim shihet edhe në llogarinë personale të Arbnorës, e kujtojmë se çifti e ka zakon të shpërndajë foto të njejta në rrjete, si shenjë e dashurisë së tyre të madhe.

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Edhe pse shumë fanse të Taulantit ndoshta nuk janë fort të kënaqura me lajmet e fundit për sportistin, ky është vërtetë një moment për ta uruar Taulantin dhe Arbnorën!

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF