KreuCelebrity

Deklarata e saj u keqkuptua, Aurela Hoxha vendosë ta sqarojë për të mirën e një fanseje të saj

Aurela Hoxha ishte një ndër të ftuarat në emisionin e së shtunës ‘Shiko Kush Luan’.
Ndonëse është një format që ka natyrë argëtuese, personazhet herë pas here vihen përballë disa sfidave të vështira, ku ose do të duhet të japin një përgjigje ose duhet të konsumojnë ndonjë ushqim të cuditshëm apo të pijnë raki.
Për t’iu shmangur këtij “dënimi” shumë VIP-a zgjedhin që të përgjigjen: disa shumë sinqerisht, e ndërsa disa të tjerë, jo. Në grupin e dytë bën pjesë Aurela Hoxha, e cila duhet të përgjigjej se cfarë operacioni plastike kishtë bërë përvec buzëve ose do të duhet të hante spec djegës.
Bukuroshja është shprehur me shaka se ka bërë operacion gishtat e këmbës, por duket se kjo deklaratë pati pasoja. Në një postim në rrjetet sociale, Aurela ka publikuar mesazhin e një prej fansave të saj që e pyet dëshpërimisht se ku e ka bërë këtë ndërhyrje pasi edhe ajo do ta bëjë një gjë të tillë.


E prekur nga ky ndikim kaq i madh që ajo ka tek fansat e saj, Aurela është shprehur se deklarata e saj është thënë me shaka, se është e lumtur më cdo gjymtyrë që i ka falur zoti dhe të njëjtën gjë i ka kërkuar edhe fansave të saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF