KreuStil Jetese

Dua të ndryshoj jetën! Ja 5 mënyra për të cilat nuk ju duhet të shpenzoni asnjë qindarkë

“Detyra më e vështirë në jetë është të ndryshosh veten”, shkroi Nelson Mandela në udhëtimin e tij të gjatë e të pathyeshëm drejt lirisë. Çfarë mund të bëjmë në jetën tonë të përditshme për të ndryshuar? Epo është e vërtetë që përballemi me kaq shumë kufizimi që duket sikur na mbysin lirinë: kushtet e vështira të punës, një familje që ka nevojat e saj, prindërit e vjehërrit që kërkojnë praninë tonë, kohën që është gjithmonë e pamjaftueshme. Ne shpesh e mendojëm ndryshimin si një ngjarje të papritur, të plotë.

Brenda nesh ushqejmë idenë që, për të jetuar në një mënyrë shumë ndryshe, do të duheshin më shumë para, më pak kufizime, më shumë mundësi … më shumë … më shumë … më shumë. Megjithatë pikërisht në këto mendime janë pengesat e fshehura që na largojnë nga mundësia e arritjes së diçkaje të mirë, të lumtur dhe të dobishme për veten tonë. Ndryshimi i modelit të mendimeve tona mund të na ndihmojë të përballojmë ditën me një qëndrim të ri: të besojmë në mundësitë tona, qëllimin dhe angazhimin që – pavarësisht çdo gjëje – ne mund të përpiqemi, duke vepruar e duke ndërtuar ndryshime në çdo ditë. Prandaj ja ku i keni disa mënyra se si tja dilni.

Mirëmëngjes … me elasticitet

A keni vënë re se fëmijët dhe kafshët shtëpiake kur zgjohen zgjaten për një moment që të shtrihen dhe të shtrihen me lëvizje të ngadalta? Kjo është një sjellje e saktë natyrale, sepse ndihmon në shmangien e kontraktimit dhe lirimin e tensioneve muskulare.  Para gjumit dhe pas zgjimit, përdorni disa minuta për të bërë shtrirjen: ushtrimi i lasticitetit është i mirë për trupin dhe trajnon mendjen për t’u përballur me të pariturat.

Zgjidhni ushqimin tuaj

Dita e mirë duket që në mëngjes, thotë një shprehje, e në fakt është mëse e vërtetë. Ne do të donim të zgjoheshim pas nëj ore dremitje të lehtë në mëngjes, e kur të ngriheshim do të donim të na priste një gotë e mirë me lëng të freskët frutash, e pse jo edhe ndonjë gjë zbavitëse për të lexuar. Por nuk është kështu. Teksa jemi duke gërhitur, bie alarmi, në vend që të ngrihemi kthehemi nga ana tjetër, e pasi alarmi bie për të pestën herë ngrihemi të alarmuar dhe bëjmë çdo gjë me vrap e në panik. Epo nuk fillohet dita në këtë mënyrë. Gjeni një motiv për tu zgjuar në kohë. Do të ishin ndoshta biskotat tuaja të preferuara që ju presin ti shijoni, apo dëshira për të dalë nga shtëpia 20 minuta më herët e për të shijuar një filxhan të ngrohtë kafeje. Kjo është nisja e duhur.

Vizatoni ëndrrat tuaja

Truri i njeriut mendon me  imazhe. Ndonjëherë fjalët e errësojnë të vërtetën e asaj që ne ndiejmë në zemër: atë që u themi të tjerëve dhe vetes, mund të fshehin frikën, qëllimet që ne kemi krijuar dhe që nuk korrespondojnë me atë që duam. Çfarë ju bën vërtetë të lumtur? Mbyllni sytë, imagjinoni, vizatoni. Përdorni ngjyrat. Kjo shërben për të përqendruar nevojat tona, qëllimet e strukturës dhe për të ndërtuar të ardhmen duke filluar nga sot.

Bëni gjëra të reja

Çfarë e ndez pasionin tuaj? Të bëni gjëra të reja me një qëndrim tjetër mendor nga mënyra se si i keni bërë gjithmonë ato. Shpesh ndryshimi nuk vjen nga kushtet e ndryshme të jetesës, por nga aftësia për të parë ndryshe ato gjëra me të cilat jetojmë. Një kurs tango-je, të mësojëm si  të qepim, regjistrimi në një grup vullnetar, të marrim diplomën që kemi lënë: lëreni zemrën tuaj të sugjerojë atë që ju doni dhe sado e çmendur kjo ide mund të duket… bëjeni!

Eksploroni

Dilni nga dera kryesore: udhëtimi nuk është thjesht një akt fizik, por një qëndrim. Është fryma me të cilën ballafaqohemi me jetën. Zmadho perspektivën duke filluar nga lagja. Zgjidhni një rrugë të re për të shkuar në punë ose për të blerë, për të ndaluar në një vend ku nuk keni qenë kurrë, të blini një biletë treni dhe për një pasdite të luani një turist në një qytet afër jush: kur të thyejmë zakonin, shtigjet e reja do të hapen në trurin tonë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF