KreuBordo Men

Dy llojet e përsosura të mjekrrës dhe tërheqja që femrat kanë ndaj tyre

Mjekra është moda më e re tashmë, e cila gjatë vitit të fundit domioni te të gjithë meshkujt, të cilët jo vetëm që e mbanin në stile të ndryshme, por edhe tregonin një kujdes një kujdes të veçantë për të duke përdorur kremra dhe produkte të ndryshme.

Por mjekrra nuk është vetëm diçka që ka lidhje me modën, tashmë studimet e fundit tregojnë se ajo është edhe një nga veçoritë që tërheq femrat te meshkujt. Sipas një studimi të kryer është konstatuar se mjekrra konsiderohet ende sot si një simbol i mençurisë të meshkujt.

Hulumtim ka treguar se si femrat kur kanë situata krize më shumë kanë besim te meshkujt me mjekër dhe me mustaqe. Shkencëtarët këtë fenomen e lidhim me mençurinë dhe pjekurinë që simbolizojnë qimet në fytyrë. Dhe kjo ndodh zakonisht  në rastet kur mjekrra është e plotë dhe e gjatë.3

Ndërkohë lloji i dytë i mjekrrës e cila konsiderohet si e përsosur është mjekrra “3 ditore”. Një mjekërr jo me nëj gjatësi të madhe, e cila konsiderohet shumë sekse nga femrat. “Të puthësh një mashkull me mjekër është si të shkosh në piknik. Nuk është problem të “përkëdhel” qimet e dendura për të arritur tek qëllimi kryesor”, janë shprehur disa nga pjesëmarrëset në studim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF