Harrojini klishetë! Era sjell tendencën e çizmeve me taka…çakmaku!

Edhe pse shpesh cilësohet si ekstravagante, nuk mund ta mohojmë që Era Istrefi ka sjellë jo pak tendenca, duke u bërë kështu kryefjala e lajmeve mbi modën. Duke mos patur frikë të guxojë, disa nga kombinimet më të veçanta i gjejmë në profilin e këngëtares. Këtë herë, Strefie ka surprizuar me modelet e reja të çizmeve.

Në disa foto e video të publikuara në Instagram, duket fare qartë që Era nuk e ka patur ndër mend klishenë e përhershme: çizme me taka të larta. Në vend të këtyre të fundit, qendronin dy bazamente unike në formë çakmakësh…Po, e lexuat mirë! Të ardhura nga një nga koleksionet e fundit të Vatements, çizmet janë ideuar për t’u shndërruar shumë shpejtë në një model kult.

Çmimi i tyre arrin deri në $1200, ndërsa duket se Era e preferon më së shumti një stil të tillë. Do të guxonit t’i vishnit?

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *