KreuCelebrity

Në dasmën e princ Harry nuk do jetë një personazh që ne e duam shumë, princi s’duhet ta ftojë

Duke ditur marrëdhënien e mirë që Barack Obama ka me familjen mbretërore britanike, është përfolur shumë se ish-presidenti i SHBA së bashku me familjen e tij do të jenë në krye të listës së të ftuarve në dasmën e princ Harry me Meghan Markle në maj të këtij viti. Por ja që nuk është kështu.

Sipas Duncan Larcombe, biografit mbretëror, është e pamundur që familja Obama të marrë një ftesë për dasmën përrallore pasi do të ndikonte në acarimin e marrëdhënieve diplomatike me SHBA. Sipas DailyMail, Ministria e Jashtme është shumë e shqetësuar për shkak të raportit aktual me SHBA, pasi presidenti Donald Tump ende nuk ka vizituar Mbretërinë e Bashkuar apo të ketë bërë një takim zyrtar me mbretëreshën.Përveç kësaj, familja mbretërore përpiqet që të jetë neutrale dhe të qëndrojë larg politikës: në dasmën e Kate dhe William në vitin 2011, përvec  përfaqësuesve të  shteteve të CommonWealth-it nuk ishte ftuar asnjë kryetar shteti.

“Kishte udhëheqës fetarë, anëtarë të familjes mbretërore, dhe përfaqësues të shteteve CommonWealth-it. Mendoj që e njëjta praktikë do të përdoret edhe në dasmën e Meghan dhe Harry. Është e gjitha e orkestruar me kujdes për t’u siguruar që nuk ka natyrë politike”, u shpreh ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF