KreuStil Jetese

Sa palë reçipeta duhet të kemi për një vit? Vajza, mos u çudisni kur ta mësoni

Ok vajza, le ta pranojmë që nuk i lajmë shumë shpesh reçipetat.

Mund të ndodh që të bëjmë një dush dhe ndryshe nga ç’veprojmë me rrobat e tjera, reçipetat i veshim sërish. Nuk ka aspak gjë të keqë këtu, është mëse normale. Por a e keni pyetur veten se sa palë të tilla duhet të keni në një vit?

Ju mund të mendoni 10, 20 apo edhe 30, por na lejoni t’ju tregojmë se e keni shumë gabim. Në mënyrë që të mos filloni të bëni llogaritë, ne po ua tregojmë menjëherë: vetëm katër palë në vit, që do të thotë se mund të vishni një palë 90-100 herë.

E vetmja gjë që duhet të bëni është t’i alternoni ato me njëra tjetrën, në mënyrë që reçipetat të rifitojnë formën e tyre.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF