Të gjithë kemi marrë surpriza në mes të natës për ditëlindje, por jo si kjo e Bora Zemanit 0 1343

Dita e ditëlindjes është më e veçanta e vitit për çdo person, ku jo vetëm që i lumturohesh faktit se jetove edhe një vit, por edhe urimeve e surpirizave që merr nga ata njerëz të cilët i gëzon prania jote në jetën e ditët e tyre.

E një ditë e tillë ka qenë edhe kjo  e sotmja për moderatoren bukuroshe të emisioneve sportive në Digitalb, Bora Zemanin. Surprizat për Borën nisën që në mesnatë, e jo surpriza dosido, por një urim i mbushur me dashuri, pastërti e sinqeritet nga djali i saj.

Ndonëse i vogël, ai është ngritur në mes të natës për të uruar mamin e tij. Një moment të tillë Bora e ka fiksuar edhe me foto, të cilat i ka shpërndarë më pas për ndjeksit e saj në InstaStory. Teksa mbanë të birin në krah, ajo nuk e ka mbajturt dot të qeshurën. Sa mami e lumtur duhet të ndjehet moderatorja.

Ndërsa një tjetër urim  shumë interesant moderatorja e ka marrë edhe nga mikesha e saj, Rezarta Shkurta. Rezarta ka postuar një InstaStory dedikuar Borës ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen shalëgjata ime. Të dua”.  Nuk ka gjë më të bukur se sa kur ndjenë se të duan. Urime Bora edhe 100!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *