KreuCelebrity

‘Divorc’?! Emina tregon arsyen pse i shoqi do të ndahet me të…!

Me aq sa shohim nga rrjetet sociale, familja e Emina Cunmulaj nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Gjithmonë të bashkuar, me një jetë mbushur me udhëtime dhe luks, duket se modelja, bashkëshorti dhe vajza e tyre e vogël nuk ia ndjejnë mungesën pothuajse asgjëje. Madje, një ndër lajmet më të bukura që Emina dha së fundmi ishte ai për pritjen e ëmbël.

Por, duket se dhe në raste të tilla, ka diçka që luhat marrëdhëniet në çift. Cunmulaj prej disa kohësh ka vazhduar të bëj një pyetje për fansat: a t’i presë flokët shkurt apo jo? Duket se ende nuk ka marrë një përgjigje bindëse, kështu që pa u menduar shumë, modelja ka pyetur të shoqin. Në bisedën e publikuar në My Story, shihet se Emina i ka dërguar një model të caktuar, duke shkruar poshtë: “Do të më divorcoje?” (referuar faktit se a do të dëshironte bashkëshorti ta shihte modelen me atë pamje). Përgjigja e tij ka qenë mjaft e prerë: “Po!” Emina ka vazhduar t’i mbushë mendjen, por rezultati ka qenë pak a shumë i njejtë. “Po përpiqem ta bind, por nuk po shkon dhe aq mirë”, ka shkruar modelja me shaka.

Epo, kaq serioze sa qenka puna, Emina bën mirë të mendojë për diçka tjetër. Edhe pse, flokët e gjatë janë tipike të imazhit të saj. Po ju, si mendoni, do t’i shonte një stil i tillë modeles?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF