Fotot e fundit e Irina Shayk shokojnë fansat, ja si duket trupi i modeles pas lindjes! 0 215

Është një nga modelet më të dëshiruara në botë, ashtu sikurse ishte për shumë kohë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të lidhjes me Cristiano Ronaldo-n. Pas ndarjes nga futbollisti, nuk do të vonote shumë që Shayk t’u përfshinte në një romancë me Bradley Cooper, dashuri që dha dhe një fryt mjaft të ëmbël: vogëlushen Lea De Seine. Momentalisht, më e vogla e familjes është vetëm 10 muajshe, por si duket në të vërtetë mami Irina pas lindjes?

Fotot më të fundit të publikuara nga vetë modelja, kanë treguar se Shayk, në fakt, nuk është ndër rastet normale, kur trupi rikuperohet dalëngadalë…Format fizike të përkryera kanë çmendur rrjetin, e jo pa faj. E kishim parë modelen pas lindjes, të veshur me fustane shkëlqyes dhe veshje tepër seksi, por imazhe të këtij lloji nuk ishin publikuar ende. Nuk duket aspak sikur 31-vjeçarja ka sjellë në jetë një fëmijë vetëm pak muaj më parë, duke dëshmuar kështu se trupi i saj vazhdon të mbetet i njejti si i shumë modeleve të famshme.

E në fakt, përpos kujdesit të padiskutueshëm në ushqim apo dhe në aktivitete sportive, duket sikur ky është dhe nga ato rastet kur njëriu duhet të falenderojë genet e trashëguara. Uh, na la pa frymë Shayk…!

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *