Me apo pa grim? Luana shfaqet si rrallëherë më parë… 0 1452

Orët e fundit po qarkullon kudo nëpër portale foto e Luanës pas grim. Nuk është diçka e re, për aq kohë sa moderatorja ka publikuar edhe disa herë të tjera imazhe të po së njejtës natyrë, por nuk mund ta mohojmë që diferenca është e dukshme nga postimet që shohim shpesh, ku Luana shfaqet e kuruar deri në detaje. Këtë herë, ka qenë një nga fotot në My Story ajo që ka bërë ndryshimin.

Duke pozuar në gjysmë profil, Vjollca nuk mund të shfaëej ndryshe e sapo dalë nga një seancë trajtimi për fytyrën. Me flokët e mbledhura dhe pa asnjë gjurmë grimi në fytyrë, Luana nuk ka patur frikë të tregojë një tjetër anë të imazhit të saj. Në rrjetet sociale fansat janë ndarë në dy grupe: ata pro dhe ata kundër kësaj pamje jo të zakonshme të moderatores. Nga ana tjetër, nuk duket se vetë Luana interesohet shumë për të tilla komente, për aq kohë sa ende po i gëzohet shifrës së arritur prej një milion ndjekësish në Instagram.

Nga ana tjetër, nuk kanë qenë të pajtë ata që për një kohë shumë të gjatë, e kanë këshilluar moderatoren të mos rëndohet shumë me grim. Epo, duket se këtij debati nuk do t’i vijë ndonjëherë fundi, ndërsa Vjollca do të guxojë të postojë foto në të gjitha versionet…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *