KreuCelebrity

Ndryshimi i parë i Meghan Markle pas fejesës me princ Harry-in, fansat janë shumë të mërzitur

Meghan Markle është bërë pjesë tashmë e familjes mbretërore dhe pavarësisht se duket se nuk i qëndron strikte“ligjeve” të kësaj familjeje, janë disa rregulla që nuk mund t’i thyejë.

Një prej tyre është dhe pasja e profileve zyrtare në rrjetet sociale. Meghan si aktore ka qenë shumë aktive me postimet në Twitter, Instagram, por pas fejesës me princ Harry-in ajo nuk postonte më derisa erdhi një kohë që mbylli çdo profil që kishte në administrim. Nëse do të klikojmë emrin e saj, do të na shfaqet “Sorry, this page doesn’t exist (Ndjesë, kjo faqe nuk ekziston).

As Prince William, Prince Harry, apo Kate Middleton nuk kanë një profil zyrtar. Çdo gjë lidhur me aktivitetet e tyre postohet në faqen Kensington Palace. E njëjta gjë do të ndodh edhe me Meghan Markle.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF