KreuBusull

Një ADN antike zbulon një popullsi të panjohur më parë

Disa vite më parë, trupi i fosilizuar i një bebeje u zbulua në një pjesë të ashpër dhe të izoluar të Alaskës Qendrore.

Kufoma daton rreth 11 500 vite më parë dhe një studim mbi ADN-në ka treguar jo vetëm një kuptim jashtëzakonisht të thellë për origjinat e migrimit të njeriut në Amerikën e Veriut, por gjithashtu ekzistencën e një popullsie të mëparshme të pazbuluar që janë quajtur “Beringianët Antikë”, thuhet në  studimin e botuar në revistën shkencore “Nature”.

Teoria zyrtare se si njerëzit migruan në Amerikë sugjeron se ka ndodhur rreth 15 000 dhe 30 000 vite më parë, ku një grup njerëzish lëvizën nga Azia drejt Amerikës së Veriut nëpërmjet një rripi toke që quhet Beringia dhe që lidhte dy kontinentet, shkruan ata.

Ky zbulim i fundit tregon një degëzim njerëzor më vete dhe të pazbuluar më parë që ka habitur studiuesit, që prisnin të gjenin një profil gjenetik që lidhte njerëzit që popullonin Amerikën.

Studimi i ADN-së së kësaj foshnjeje antike nxori një popullsi krejt të re me njerëz, të ndarë me ata që populluan gjithë Amerikën e Veriut. Studiuesit sugjerojnë dy teori që mund të shpjegojnë këtë zbulim.

Ose dy grupe të ndryshme njerëzish kaluan në Amerikë rreth 15 000 vite më parë ose një grup emigroi dhe më pas u nda në dy popullsi krejtësisht të pavarura.

Afrimitetet gjenetike sugjerojnë se teoria e dytë është më e mundshme, por përse dhe si këta Beringianë Antikë mbetën kaq shumë të izoluar gjenetikisht dhe të veçuar për kaq shumë vite mbetet ende një mister.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF