KreuCelebrity

Një emision të sajin? Çfarë ka ndërmend Lori Hoxha?

Lori Hoxha është një ndër personazhet shqiptarë më të ndjekur në rrjetet sociale. Ajo është një blogere mjaft e suksesshme ndërsa frymëzon gra të shumta me stilin e saj unik.

Veç pasionit për modën dhe të bukurën, Lori ka treguar se ka një pasion të madh edhe për televizionin. E me sa duket nuk ka ndërmend ta lerë vetëm në një pasion. E ftuar në emisionin e Bora Zemanit, “Guximtaret”, ajo ka thënë se në një të ardhme ka dëshirë të ketë një emision të sajin. Ajo tha se dëshiron të jetë vetë autorja dhe të jetë diçka që nuk është bërë më pare në televizione dhe është duke punuar për këtë gjë.

Se për çfarë bëhet fjalë apo se çfarë ka në mendje trashëgimtarja e “Top Medias”, nuk ka treguar asgjë. Por jemi shumë kuriozë ta shohim Lorin duke moderuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF