KreuCelebrity

Nuk është Marina, ja kush do ta prezantojë spektaklin “Ferma” në “Klan”

Vetëm ditën e djeshme qarkulloi lajmi se pas përfundimit të “C’est la Vie”, moderatorja Marina Vjollca do të rikthehej sërish në ekran me prezantimin e një tjetër spektakli. E bëhet fjalë për spektaklin “Ferma” që do të jetë në formatin e një relity show.

“Ferma” do të transmetohet në televizionin “Klan”, por nuk do të modelohet nga Marina Vjollca. Sipas “Class” patenta ndërkombëtare do të prezantohet nga Alketa Vejsiu.

Ashtu siç tregon edhe emri, në spektakël personazhe të njohur do të jetojnë në ambientet e një ferme dhe do të duhet të bëjnë të gjitha punët që bën zakonisht një fermer. Veç “Fermës”, në “Klan” do të nisë edhe një spektakël për fëmijë, “Në kurthin e Piter Pan”, që do të prezantohet gjithashtu nga Alketa.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF