KreuStil Jetese

Pas lidhjeve me këngëtarë, Bella tani duket se po provon të dalë me sportistë, ja i dashuri i saj i ri

Pas ndarjes së Selenës nga The Weeknd, u duk sikur modelja Bella Hadid filloi të afrohej sërish me të. E të gjithë po prisnim për një ribashkim. Tek e fundit u bashkua Selena me Justin pse mos bashkohej dhe Bella dhe The Weeknd? Por një gjë e tillë nuk ndodhi, e tashmë nuk ka asnjë gjasë për një ribashkim të tyre.

Duket se modelja bukuroshe e ka gjetur lumturinë në krahët e dikujt tjetër. Bëhet fjalë për një nga basketbollistët e Los Angeles Lakers, Jordan Clarkson i cili ka qenë ish i dashuri i Kendall Jenner.

Ata janë parë prej disa javësh tashmë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Epo pas dy lidhjeve me këngëtarë, pasi Bella ka dalë disa kohë edhe me Drake, duket se tashmë i ka ardhur koha sportistëve. Epo të shohim se si do ti shkojë.

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF