KreuCelebrity

Surprizon Elhaida, vjen me një pamje krejt ndryshe!

Prej kohësh jemi mësuar ta shohim Elhaida Danin me pothuajse të njejtën pamje. Flokët e drejtë, me një gjatësi fikse, ngjyrë të errët – a nuk është ky imazhi tipik i Elhaidës? Por, këngëtarja mesa duket ka hequr dorë nga ky ‘look’, duke ardhur krejt ndryshe në sytë e fansave.

https://www.instagram.com/p/Bdsxd1JD9FX/?hl=en&taken-by=elhaidadani93

Foto më e fundit në profilin e Elhaidës ka bërë ndjekësit të shpërthejnë në komente, pasi Dani është shfaqur bjonde, siç nuk e kemi parë ndonjëherë.  Fansat nuk kanë nguruar ta komplimentojnë këngëtaren, madje ka patur dhe nga ata që e kanë këshilluar të mos i ndryshojë më, pasi kjo ngjyrë i shkon shumë për shtat. E mesa duket, Dani nuk ka ndërmend të hedhë një tjetër hap në këtë drejtim, të paktën për ca kohë.

https://www.instagram.com/p/BdvY6VQj7IF/?hl=en&taken-by=elhaidadani93

Sa herë flasim për personazhet e njohur, shpesh i referohemi ndryshimeve në gjatësi, por të rralla janë ato vajza që marrin guximin të bëjnë një diferencë kaq të madhe. Po ju, si mendoni, si duket më mirë elhaida, brune apo bjonde?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF