Veshjet brilante sportive të këtij viti, do t’ju bëjnë të rendni në palestër! 0 246

Erdhi janari. I mbajtët premtimet? Po, sepse çdo fund dhjetori kemi tendencën të bëjmë një listë plot me ‘çfarë duhet të bëj vitin që vjen’. Dhe, një ndër pikat më kryesore është kjo: TË FILLOSH PALESTRËN! Në mos palestrën, vrapin në parkun më të afërt ose ushtrimet në shtëpi. Por, ja që pikërisht ky është ndër ato premtime që nuk mbahen pothuajse fare!

Kështu, me siguri tani jeni ulur diku duke lexuar këtë artikull dhe keni çdo të drejtë të ndiheni me faj që po e shtyni gjithçka për në prill ose maj, sepse vetëm atëherë arrin limiti i ardhjes së verës, plazhit e shumëçka tjetër. Por, 2018-ta vjen plot gëzim në këtë drejtim, e jo pa arsye. Gjithçka lidhet me dizenjot brilante të kostumeve sportive, të cilat do t’ju motivojnë në çdo drejtim të arrini atë çka pretendojmë të gjithë: trupin ideal. Plot ngjyra e forma të punuara enkas për të qendruar pas trupit, koleksioni i ri do t’ju bëjë të lini mënjanë çdo justifikim për të nisur një aktivitet fizik të çfarëdoshëm.

Besojmë se pasi të shihni imazhet e mëposhtme, do të dëshironi të bëni gati kuletën për blerjet e radhës. Të mrekullueshme, apo jo?

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *