KreuCelebrity

6 VIP-at më në zë të momentit, që do të bëhen nëna këtë vit!

Lajmet për shtatzënitë e VIP-ave janë ato që tërheqin më shumë vëmendje. E kemi thënë, për aq kohë sa përfshihet një vogëlush apo vogëushe në mes, nuk mund të qendrojmë indiferentë. Disa e kanë për herë të parë prindërimin, të tjerë gëzojnë fëmijët e tjerë të familjes me një motër ose vëlla të vogël. Dhe, sa për 2017-tën, nuk jund të themi se mësuam pak lajme të kësaj natyre.

Jo, nuk po flasim për personazhet shqiptarë, por për ata që njihen në mbarë botën. Është një vit që pritet të sjellë plot aktivitet në rrjetet sociale, me foto e tituj të këtij lloji: “Aktorja/këngëtarja/ylli i reality shoë-t sjell në jetë një…” Tashmë është bërë e zakonshme që prindërit të publikojnë imazhet e të vegjëlve të sapo lindur, edhe pse ka nga ata që e ruajnë me fanatizëm privatësin e fëmijëve. Por, cilat janë personazhet që do të bëhen nëna në 2018-tën?

Eva Longoria

Lajmi për pritjen e ëmbël të aktores u mësua në dhjetor, ndërsa në po të njejtën kohë u zbulua se fëmija i parë i Longoria-s dhe Baston do të jetë djalë. Çifti është më i lumtur se kurrë!

Miranda Kerr

Ky do të jetë fëmija i parë i modeles me nashkëshortin Egvan Siegel, por nuk mund të harrojmë se vetë Kerr po bëhet nënë për së dyti (djali 6-vjeçar i Miranda-s vjen nga martesa me Orlando Bloom). Lajmi u konfirmua pothuajse në fund të vitit, e fansat nuk mund të gëzonin më tepër se kaq.

Kate Middleton

Tashmë, Kate ia ka marrë dorën prindërimit! Çifti mbretëror janë në pritje të fëmijës së tretë, ndërsa shenjat e para të Middleton u panë kur kjo e fundit anuloi shumë evente, vetëm për shkak të gjendjes së keqe që përjetoi në fillimet e shtatzënisë. Tashmë, çdo gjë po shkon më së mir për Dukeshën e Kembrixhit.

Chrissy Teigen

Teigen dhe Legend e shpallën lajmin e lumtur nëpërmjet një video shumë të ëmbël familjare në Instagram. Ata nuk ngurruan të zbulonin dhe gjininë e fëmijës, duke bërë të ditur se Luna e vogël do të bëhej motër e një vëllai. Teigen vazhdon të jetë po aq e hareshme si më parë, sepse Chrissy mbetet Chrissy!

Khloe Kardashian

Pas shumë aludimesh në rrjete sociale, gjithçka rezultoi e vërtetë. Khloe Kardashian është shtazënë, dhe këtë e konfirmoi nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram, ku shiheshin duart e saj dhe të bashkëshortit duke mbajtur barkun e rrumballokosur.

Kylie Jenner

Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por askush nuk mund t’i mohojë fotot e realizuara nga fansat, ku Kylie duket qartazi se është në pritje të ëmbël. Askush nuk po e kupton këtë orvatje, ndërsa të gjithë janë të bindur se Jenner është shtatzënë, madje në pritje të një vajze…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF