KreuCelebrity

E motra i drejtohet ashpër Meghan: Mos bli fustan 75 mijë dollarë, por ndihmo babanë që po falimenton

Që kur u zbulua se Meghan ishte e dashura e Princit Harry, të gjithë flasin për të, e pas fejesës ajo është kryefjala e çdo lajmi. Kanë qarkulluar fjalë të ndryshme në lidhje me marrëdhënien e saj me familjen. Mediat e huaja shkruajnë se ajo nuk ka një marrëdhënie aspak të mirë me të atin e saj, e këtë gjë sapo e vërtetoi edhe e motra e saj.

Samantha Grant, gjysmë-motra e Meghan Markle e ka akuzuar atë së fundmi se nuk është një fëmijë i mirë, pasi nuk po e ndihmon aspak babanë e saj të falimentuar. “Në vend që të shpenzosh75 mijë dollarë për një fustan, mund t’i kishe shpenzuar për të ndihmuar babanë tënd”, ka shkruar ajo duke postuar një foto të Meghan.

Ndër të tjera Grant ka hedhur poshtë edhe zërat se babai i Meghan nuk do të marrë pjesë në dasmën më të përfolur të vitit. “Sigurisht që do të vijë, vetëm rënia e aeroplanit mund ta ndalojë atë”, ka thënë Grant.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF