Harrojeni “Ces’t La Vie”, ja kur nis emisioni më i ri në Klan!

Nëse menduat se përfundimi i “Dance With Me” apo “Ces’t La Vie” do ta linte publikun pa progrme të tjera argëtuese, atëherë keni gabuar. Jo vetëm që është lajmëruar për programe të reja, por njoftohet se disa prej tyre priten të fillojnë shumë shpejtë. I tillë është edhe “Virtuozët”, formati i dedikuar fëmijëve dhe adoleshentëve të apasionuar pas muzikës klasike.

Nisja e këtij spektakli do ta sjellë edhe më pranë publikut sopranon Inva Mula, e cila ka shprehur entuziazëm personal lidhur me këtë projekt. Por, kur do t’i shohim virtuozët e vegjël në ekran? Mësohet se ky format do të nisë pas një muaji, më konkretisht më datën 11 shkurt, për t’i dhuruar publikut diçka ndryshe nga se jemi mësuar më parë. Programi do të zgjasë plot dhjetë javë, ashtu sikurse duhet theksuar se është i pari i kësaj natyre në televizionet shqiptare.

Pjesëmarrës do të jenë fëmijët dhe adoleshentët nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, duke i dhënë mundësinë kështu çdo të talentuari në zhanrin e muzikës klasike. Konkurrentët do të shoqërohen nga orkestra filarmonike “Ibrahim Madhi”, nën drejtimin e maestrove Suzana Turku dhe Gerard Akoka. Tashmë, mbetet vetëm të presim 11 shkurtin!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *