KreuCelebrity

Hueyda, një dedikim të ëmbël të birit për ditën e tij speciale!

Lidhja mes tyre është tipike prej nënë e bir. Është ndoshta ndër ato rastet kur thonë se djemtë bëjnë më shumë pas mamave, e këtë mund ta themi me siguri të plotë për Gabrielin e Hueydës. Sot, më i vogli i shtëpisë feston tre vjetorin, ndërsa mami Hueyda ka filluar që tani me dhurata. Me aq sa ka publikuar në Instagram, surpriza e parë është vërtetë emocionuese.

Ulur në ambientet e një pastiçerie, Gabrieli nuk e ka përmbajtur dot gëzimin kur ka parë një ëmbëlsirë të vogël të zbukuruar me numrin tre, teksa vinte drejt tij. Hueyda nuk e ka humbur rastin për ta filmuar këtë moment magjik, ashtu sikurse ia ka dedikuar të birit fjalë plot dashuri e ëmbëlsi. “Të jetuarit me ty këto tre vite është eksperienca më e fuqishme e jetës sime…Do të ishte qesharake po të të thoja se po rritem bashkë me ty, por ja që është e vërtetë sepse zemra ime është akoma dhe më e madhe që kur ti erdhe në këtë jetë…Gabrieli jeta ime”, ka shkruar ndër të tjera El Saied, ndërsa komentet e ndjekësve të saj, por edhe të miqve të njohur kanë qenë nga më të shmëllojtit.

A post shared by Hueyda El Saied Grosjean (@hueyda_artwork)

Duke marrë parasysh të gjithë përkujdesjen e mami Hueydës për Gabrielin, me siguri dhurata e sotme do të jenë të shumta. Urime ditëlindjen, Gabriel!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF