“Jo, janë 30 pikët që s’më dhe kurrë”! Komenti i Elhaida Danit që nxiti reagime të ashpra  ndaj këngëtarit Mentor Haziri 0 1162

Elhaida Dani na surprizoi të gjithëve kur postoi foton me ndryshimin e madh në pamjen e saj. Nga brune ajo u bë një bionde akoma dhe më e bukur. Por pavarësisht fotos së bukur të këngëtares, ndodhi edhe një keqkuptim i “shëmtuar”. Gjithçka nisi nga një koment  me shkaka nga miku i Elhaidës, këngëtari Mentor Haziri.

Duke iu përgjigjur komentit të tij, Elhaida me shaka shkruan: “Jo, janë 30 pikët që s’më dhe kurrë”. E kjo gjë me sa duket ka acaruar ndjekësit e këngëtares të cilët kanë shpërthyer më pas në komente negative ndaj Mentorit.

Nëpërmjet një tjetër postimi në Insta Story, Elhaida ka qetësuar ndjekësit e saj duke sqaruar se e gjitha ishte një shaka. “Unë i dua të gjithë ata që më ndjekin njësoj, ju e dini sa shumë e vlerësoj mbështetjen dhe dashurinë tuaj… Por nuk toleroj nëse nuk respektohen miqtë e mi. Me Mentor Hazirin jemi miq dhe komenti im në fotot e fundit ishte thjesht një shaka. Ju lutem më shumë respekt. Më fal Mentor”, ka shkruar Elhaida. Shpresojmë të jenë sqaruar të gjithë tani.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *