Joni i dedikon koment Getit, reagon Marina: “Fole ti?!” 0 6160

Pak ditë më parë shkruajtëm për komentet mes Marinës dhe Getit. Si gjithmonë duke i shprehur dashurinë njëri-tjetrit, çifti nuk mund t’i shpëtojë as komenteve të të tjerëve në rrjetet sociale. Siç e kemi thënë disa herë tashmë, me apo pa dëshirë, jeta virtuale është shndërruar në një pjesë pothuajse të pandashme të realitetit, kështu që disa nga momentet më interesante mes personazheve gjenden pikërisht në sektorin e komenteve. Dhe, si për çudi, në një nga foto e fundit të publikuara nga Marina, ka qenë emri i Jon Gjebreas ai që ka spikatur më shumë…

View this post on Instagram

Stay shady @optika_1 😎

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Moderatorja ka postuar një imazh, teksa fotografon veten. Kuptohet fare qartë që këtë e ka realizuar një i dytë, duke dalë kështu disi nga kornizat e një ‘selfie’ të zakonshëm. Ka qenë pikërisht ky çasti kur Joni i ka dhënë meritat e fotos Getoarit, por Marina nuk ka mbetur pa një reagim. “Fole ti?”, ka komentuar ajo, teksa as Gjebrea nuk e ka lënë pa një përgjigje. “Dallohet dora e profesionistit”, ka shkruar ai me humor, ndërsa duket fare qartë se gjithçka është në kuadër të një marrëdhënie të ngushtë miqësore mes të treve. Ende nuk ka një përgjigje nga Getoari, por me siguri një kompliment i tillë e ka gëzuar reperin, i cili kujdeset të realizojë fotografi sa më interesante, si për veten, ashtu dhe për Marinën.

Epo, jemi në epokën e teknologjisë!…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *