KreuKuzhine

Ju hahet një picë, por nuk keni kohë ta përgatisni? Ja si të bëni mini pica në pak minuta

Kush nga ju i pëlqen picat të ngrejë dorën lart! Me siguri që ka shumë duar që po tunden në ajër, mirëpo edhe pica që të bëhet donë kohën e saj, e në ditët e sotme koha është e vetmja gjë që nuk e kemi me bollëk. Pjesa që të vonon është brumi. Ai duhet përgatitur, më pas duhet lënë për disa minuta të mira që të pushojë, e pastaj duhet hapur etj… shumë punë. Por gjithsesi ne na hahet një picë, prandaj do t’ju tregojmë se si të përgatisni mini pica në pak minuta.

  

Gjithçka ju duhet është: bukë, salcë domatesh, rigon, mozzarella, dhe më pas proshutë, sallam apo kërpudha sipas dëshirës. Fillimisht merrni disa fletë buke, prijini anësoret dhe bëjini në formë katrore. Më pas ndajeni në dy trekëndësha. Këtë trekëndësha futini në furrë për pak minuta deri sa të marrin një ngjyrë të lehtë të artë. Më pas në një tigan merrni 250 gramë salcë e domate, shtojini kripë, piper, rigon, borzilok dhe pak vaj. Lërini të skuqen për pak minuta.

    

Pas kësaj prijeni mozarellën në kube të vogla. Merrni bukën, hidhini pak vaj, lyejeni me salcën e përgatitur dhe vendosini mozarellën lart. Sipas dëshirës mund ti shtoni edhe kërpudha, sallam apo patate. Më pas futini sërish në furrë sa të shkri mozarella dhe i keni gati mini picat tuaja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF