Këpucët e dimrit, ja 7 llojet që duhet të keni 0 441

Në këto ditë të ftohta dimri, ku nuk mungojnë as reshjet e shiut, janë të nevojshme  këpucët e larta të lëkurës, të cilat nuk lejojnë që t’ju lagen këmbët, por as të humbisni pikë në stilin tuaj. E nëse mendoni se keni pak zgjedhje, e keni gabim.



Këpucët e larta të lëkurës, i përshtaten shumë lloj veshjes, aq më tepër kur veshjet tuaja janë sportive, mjafton që ato të shoqërohen me pantallona xhins. E ndërkohë që për veshjet sportive është pothuajse e pamudnur që të gaboni në zgjedhjen e këtyre këpucëve, problemi qëndron te veshjet klasike.

Në rastet e veshjeve klasike, ku kostumi dhe palltoja e gjatë është e nevojshem, nuk duhet të shkoni menjëherë drejt këpucëve me lidhse. Synoni të zgjidhni te këpucët të cilat kalojnë më shumë në modelin e gjysëm çizmeve, ku mbyllja e tyre realizohet me zinxhirë.

Qafa pak e gjatë e këtyre këpucëve ju lejon që pjesa e pantallonave që qëndron mbi këpucë të mos lëvizi shumë gjatë ecjes tuaj, por ju siguron edhe këmbë të ngrohta gjatë gjithë ditës. Për sa i përket ngjyrës së këtyre këpucëve, ato që lejojnë më shumë kombinime janë ngjyrat kafe e errët dhe  ngjyra e zezë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *