Kujdes! Ja gjërat e tmerrshme që mund të na ndodhin nëse nuk e ndërrojmë briskun 0 390

Heqja e qimeve në fytyrë,këmbë, sqetull etj. është një rutinë bukurie që ndiqet nga miliona gra. Ngrini dorën nëse ndonjëra nga ju nuk e ka përdorur, të paktën një herë në jetë, briskun si mënyrën më të thjesht dhe më të shpejtë për tu depiluar. Vetëm në pak sekonda dhe jemi gati për takimin tonë, për party-n, për të shkuar në pishina apo për një vizitë te mjeku. Sepse sido që të jetë puna, ne gratë duhet të jemi gjithmonë të përgatitura.



Por kini kujdes sepse kjo praktikë fsheh edhe shumë “kurthe” brenda. Kur është momenti për ta zëvendësuar me një të ri? Kur tehu është aq i ndotur dhe ka gjithçka që ka prerë brenda, kur konsumohet aq shumë sa që nuk mund të presin më asnjë qime. Por veç këtyre ka edhe disa rregulla të tjera që janë të vlefshme për të gjitha ne.

Për shembull, nëse përdorni një brisk të vetëm për tu depiluar në të gjithë trupin, atëherë është mirë ta ndërroni sa më shpesh. Nëse nuk rreshket më mbi lëkurë atëherë duhet flakur. Rekomandohet që një brisk të mos përdoret më shumë se sa gjashtë apo shtatë herë, sepse një mjet i vjetër mund ta irritojë lëkurën e ta vërë atë në rrezik. Po pyesni si? Epo dëmtimi i lëkurës mund të sjellë inflamacion. Në rastin më të mirë do të keni vetëm kruarje, por mund të shkaktojë edhe plagë të vogla që do të “rrezikonin” të prishnin pamjen tuaj.

Një teh i vjetër nuk është i mprehtë, prandaj bëhet më e lehtë që ai të dëmtojë lëkurën tuaj pasi do t’ju duhet ta kaloni atë disa herë në të njëjtin vend për të hequr qimet. Një brisk i vjetër dhe një lëkurë delikate janë një kombinim i rrezikshëm. Se nuk shihni prerje në lëkurë nuk do të thotë se aty nuk janë bakterie e infeksione.

Një rrezik edhe më i madh bëhet edhe përdorimi i briskut në zonë e bikinit. Nëse brisku është i vjetër, jo vetëm që rrezikoni të mos depiloheni mirë, por mund të rrisë rrezikun e herpesit. Prandaj goca kujdes! Me një brisk të ri jemi më mirë të gjithë.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *