KreuCelebrity

Majlinda Bregu e deklaron: “Lajmet në portale më kanë përplasur në debate me vajzën!”

Një nga pikat më shqetësuese për figurat publike,tashmë janë edhe portalet. Duke qenë se jo rrallë herë është parë dhe ndjerë një lloj abuzimi me të vërtetën apo tranformimi dhe shtrmbërimi i realitetit, nuk kanë qenë të paktë personazhet që kanë dalë kundër asaj që kanë parë të shkruar për veten apo të afërmit, në lajmet dedikuar VIP-ave. E ftuar në ‘Studio e Hapur’, një shqetësim të njejtë e ka shpehur edhe Majlinda Bregu.

Bregu ka sqaruar se problemi i saj kryesor lidhur me median sociale mbetet marrëdhënia e kësaj të fundit me vajzën. Fillimisht, ish-deputetja është shprehur se nuk i është dukur e drejtë që e bija ka përfunduar në lajmet e portaleve për faktin se po vazhdon studimet në Bruksel. Ndërkohë, ajo nuk ka nguruar të kujtojë kohën kur kishte patur një ‘përplasje’ nënë e bijë. “Një ditë ma mbylli gojën. Kishte postuar një foto duke ecur rrugës dhe portalet shkruanin se bë shoping. Unë fola me të dhe i thashë nuk gjeje dot rrugë tjetër për të kaluar?! Por, aty e kuptova që thashë një budallallëk. Ndërsa Kejda tha pse kërkon të ma kushtëzosh lirinë. Aty i thashë vetes qetësohu…”, ka rrëfyer Bregu, ndërsa duket se lajme të tilla shpesh kanë prishur qetësinë e kësaj marrëdhënie mes të ëmës dhe së bijës.

A post shared by K (@kejda)

Deklarata të tilla shpesh i kemi dëgjuar nga personazhe të skenës, por duket se dhe politikanët ndikohen jo pak, sidomos kur vjen puna tek familja dhe të afërmit në veçanti…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF