KreuCelebrity

Me këtë ritëm, Ija do ia kalojë Luanës, rekord ndjekësish në Instagram në vetëm pak orë

Mund të themi me bindjen e plotë se Ija, gjyshja e Bes Kallakut është tashmë një personazh VIP.

Kur ishte e re kishte dashur shumë që të ishte e famshme, por këtë dëshirë nuk e realizoi dot, kjo edhe për shkak të rrethanave të asaj periudhe. Por nuk e dinte që do vinte një ditë që do gëzonte këtë popullaritet që ka sot vetëm falë nipit të tij, aktorit të humorit, Bes Kallaku.

Ky i fundit vetëm pak orë më parë njoftoi se tashmë gjyshja e tij ka një profil të sajin në Instagram, duke iu kërkuar të gjithë ndjekësve të tij që ta bëjnë ‘follow’, por nuk mendojmë se priste që në më pak se 15 orë, Ija do ndiqej nga 31.7 K persona.

“Te dashur miq, sot Ija me njoftoi se paska hap Instagram, ju lutem shum bojini folloë se kush e duro 100 here ne tel, aman. Hahahahaha. Ja honksha zemren. @ija_besit presim vizita me ket rast”, kishte shkruar Besi.

Me bindje të plotë e themi se Ija shumë shpejt do t’ia kalojë Encës, Noizy-it apo edhe Luanës, që për momentin janë të vetmit që kanë arritur të kenë 1 M  ndjekës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF