KreuCelebrity

Rihana po kalon ditë të vështira, ndan me fansat dhimbjen e saj

Rihana është një nga këngëtaret më të dashura në të gjithë botën dhe pa dyshim që është edhe një nga zërat e muzikës e cila ka arritur suksese të mëdha në art, por tashmë këngëtarja është duke kaluar ditë të vështira për të.

Pak ditë më parë, kushëriri i saj Tavon Alleyne, i cili ishte shumë i afërt për këngëtaren humbi jetën tragjikisht në një nga rrugët e Barbados, ku u qëlluam me armë, ndërkoh tashmë këngëtarja ka publikuar foto nga funerali i tij, duke e ndarë dhimbjen e edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Në fotografitë e publikuara, Rihana shihet në funeralin e kushëririt të saj 21- vjeçar duke i dhënë atij lamtumirën. Ashtu si dhe familja e saj, ajo është shfaqur e veshur me të bardha duke  vendosur një kurorë me lule në formë zemre mes lotës në varrin e 21- vjeçarit.

Funderali i 21- vjeçarit është mbajtur në Barbados, në kishën Parish të Shën Gjergjit. Tavo Alleyne u qëllua disa herë me armë më 21 dhjetor në një zonë të Saint Michael, ku një person u afrua dhe e qëlloi nga afër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF