KreuCelebrity

“Sa bukur Mario”, grimieri shqiptar i Kim Kardashian vjen në Shqipëri

Ai nuk e ka mohuar kurrë origjinën shqiptare dhe e tregon atë me krenari sa herë që i jepet mundësi. Prandaj dhe është mjaft i dashur në Shqipëri, veç talentit të tij të padiskutueshëm. E kemi fjalën për Marion, make-up artistin me origjinë shqiptare i cili është edhe grimieri personal i Kim Kardashian.

Ai u bë i famshëm pas shprehjes së Kim Kardashian “Sa bukur Mariu” e cila u bë virale. E me sa duket Mario do të vijë ne vendin e origjinës së tij. Ai do të jetë i pranishëm në Shqipëri më 20 janar do të jetë i pranishëm në eventin gjigant që zhvillohet në Pallatin e Brigadave, të quajtur “Oda”.

“Oda” është një event i cili ka për qëllim të promovojë vlerat dhe kulturën shqiptare në të gjithë trevat. Në të do të jenë të pranishëm shumë emra të medias, artit dhe sportit shqiptar, të cilët do të vlerësohen me çmime të ndryshme për përcjelljen e vlerave shqiptare në mbarë botën.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF