KreuBusull

Agron Delilaj, doktori i “Koco Gliozhenit” reagon pas akuzave të deputetit për vdekjen e foshnjeve

Një ditë më parë, deputeti demokrat Bardh Spahija ka bërë një akuzë të rëndë kundër maternitetit ‘Koco Gliozheni, sipas së cilit vetëm në muajin janar kanë humbur jetën 10 foshnje. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ai shkroi se shkak për këtë është bërë mungesa e  inkubatorëve, e ndërsa shprehet se ky problem është referuar në Ministrinë e Shëndetësisë, por askush nuk ka reaguar.

‘Situate e rendë në pavionin e Neonatologjise te Materniteti i Ri. Nuk ka inkubatorë dhe poste për oksigjenimin e fëmijëve. Janë gjithsej 13 burime oksigjeni për 19 femijë neonate që kanë nevojë e si pasoje e mungesave bëhen lidhje dyshe; 1 inkubator per 2 neonate. Per 30 orë si pasojë e këtyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatesh nga keto 3 vdekje ne 24 oreshin e fundit. Për muajin janar jane 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast ne dite. Kur situata paraqitet e tille ne Tirane as nuk mund ta imagjinoj çfarë ndodh në rrethe. Për këtë situatë që vazhdon prej 4-5 muajsh janë vënë në dijeni strukturat drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë. Papërgjegjshmëria e atyre që drejtojnë vendin’, shkroi ai.

Lidhur me këtë deklaratë, ka ardhur edhe reagimi i mjekut të maternitetit ‘Koço Glozheni’, Agron Delilaj. Ai ka konfirmuar vdekjen e 10 foshnjeve, por sqaron se shkak për këtë nuk është bërë mungesa e kushteve në këtë maternitet, por gjendja e rëndë shëndetësore.

Duke i kërkuar që të mos përhap panik në popullatë për qëllime politike, Delilaj shprehet se fatkeqësisht rastet e këtyre foshnjeve ishin të pashpresa, e që nuk mund të gjenin shërim as në klinikat më të mira në gjithë botën.

Zoti Spahija përpara se të përhapni panik të pakuptimte te popullata për përfitime të ulëta, në radhe të parë duhet të jeni njeri, pastaj mjek që të ju e vë në dyshim se jeni.
Ju doktor i madh çfarë do ti bënit një polianomalie kongenitale të ardhur nga Saranda, një bebi të lindur në Fier me anomali kardiake, një fetusi në një barrë gemelare me transfuzion feto-fetal, një barrë gemelare nga Rrogozhina 26 javë, apo tjetra po 26 javë nga Librazhdi.
Doktor, një këshillë si koleg, bëhu me serioz dhe mos hap panik të kotë kur këto raste janë të pashpresa dhe në klinikat më të mira ndërkombëtare’ – shprehet mjeku Agron Delilaj

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF