KreuStil Jetese

Bjonde apo brune? Studimi tregon cilën preferojnë meshkujt

Gjithmonë ka ekzistuar një diskutim se cilat pëlqejnë më shumë meshkujt, bjondet apo brunet. Tashmë një studim i Universitetet Augsburg në Minesota i publikuar në “Journal of Social Psychology” ka arritur në një përfundim shkencorë për këtë çështje.

Sipas studimit meshkujt tundohen më shumë nga biondet sepse i konsiderojnë ato më të reja, më të bukura, më energjitike si dhe më të qeshura, ndrkohë nga ana tjetër për brunet ata mendojnë se janë nëna shumë të mira për fëmijët e tyre.

Studimi është realizuar me 110 burra, të cilëve u janë shfaqur fotografi të cilat kanë qenë të gjeneruara në kompjuter të grave brune dhe atyre bionde. Ndërkohë studimi zbuloi se meshkujt vlerësonin gratë me flokë të hapura si më tërheqëse dhe me një potencial më të madh në një lidhje në krahasim me të tjerat.

Tashmë për herë të parë pas shumë vitesh, kur e famshmja Marilyn Monroe interpretoi në filmin “Burrat preferojnë biondet”, për herë të parë është realizuar një studim me baza shkencore i cili e vërteton këtë gjë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF