Dasmë apo fejesë tjetër? Jon Gjebrea, një super festë me shoqërinë 0 890

Më 6 dhjetor në familjen Gjebrea kishte festë.

Djali i madh i shtëpisë kurorëzoi në fejesë lidhjen e tij disa vjeçare me Merlin Haxhiymeri në një darkë festive, ku të ftuar ishin vetëm familjarë të çiftit. Momentet më pikante nga ajo ceremoni i mësuam në Instagramin e babait të tij, moderatorit të njohur Ardit Gjebrea. Arditi publikoi video nga shkëmbimi i unazave të çiftit, performancën e një prej “këngëtareve” më të mira, Annës, por momenti më i bukur, ku e gjithë lokali shpërtheu në të qeshura, ishte kur Ana iu drejtua Merlinit duke i thënë: tani e tutje do të të quajmë Merlin Gjebrea. Në fejesën e Jonit, nuk pamë që të ftuar të ishin miqtë e tij dhe kjo na bëri paksa përshtypje, por mesa duket kjo festë ishte lënë për një moment të dytë. Mbrëmjen e djeshme, Joni ka festuar me të gjithë miqtë e tij, në një festë ashtu siç u ka hije të rinjve të festojnë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *