KreuCelebrity

Do bëhet baba për herë të dytë? Vjen reagimi i Majk

Një foto e reperi Majk duke dalë nga një klinikë gjinekologjike së bashku me të dashurën e re, ka ngritur dyshime se çifti do të bëhet së shpejti prindër.

Prej disa javësh, reperi është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave rozë, për shkak të lidhjes së re me bukuroshen Melita Nushi dhe shtatzëninë e mundshme të të dashurës së tij.

I kontaktuar nga Gazeta Ekspres, ka ardhur edhe reagimi i Majkut, i cili për hir të së vërtetës nuk na i shuan shumë dyshimet, përkundrazi.
“Po çfarë të vërteta, edhe nuk ju intereson as juve as askujt”, është shprehur reperi.

Mesa duket Majk nuk i ka ardhur dhe shumë mirë për lajmet e fundit që ka lexuar për veten.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF