KreuCelebrity

Dua publikon këngën e re, ja sa klikime ka marrë në vetëm pak orë!

Prej disa ditësh, Dua kishte njoftuar fansat t’u përgatisnin për publikimin e klipit dhe këngës ‘IDGAF’. Sot, këngëtarja ka postuar në profilin e saj në Instagram pjesë nga video, që tashmë mund të klikohet nga çdokush edhe në YouTube. Si gjithmonë, Lipa ka zgjedhur diçka krejt ndryshe edhe këtë herë, duke e konceptuar në një mënyrë interesante performancën në këtë projekt të radhës.

https://www.instagram.com/p/Bd2VcxYl_-1/?hl=en&taken-by=dualipa

E rrethuar nga një grup balerinash, përgjatë klipit shihen dy grupe vajzash të veshura me të kuqe dhe me blu, e në fakt grupi i dytë nuk është gjë tjetër veçse kopja e të parit. Dua dhe performueset kanë realizuar një lloj të veçantë koreografie, ndërsa video ka marrë deri më tani rreth 376,000 klikime. Kënga flet për një ish-të dashur tipik, i cili kërkon të kthehet në jetën e vajzës, por që kjo e fundit nuk ka ndërmend aspak ta pranojë përsëri në përditshmërinë e saj. Titulli ‘IDGAF’ është në fakt shkurtimi i një fraze në gjuhën angleze, që me fjalë të tjera mund ta përkthejmë edhe ‘Nuk më intereson më’.

Kujtojmë se ‘New Rules’ ka marrë afërsisht 8.8 milion klikime, e jo më kot 2017-ta u quajt viti i Duas. Megjithatë, duket se ky vit do të jetë po aq i suksesshëm për këngëtaren. Më poshtë do të gjeni linkun e këngës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF