KreuStil Jetese

Fëmijët e pasur të Shqipërisë, mediat e huaja sërish shkrim

Edhe pse një vend i cili është ende në zhvillim, kjo nuk do të thotë që në Shqipëri nuk ka persona të pasur të cilët mund të cilësohen si konkurent të drejtpërdrejtë me fëmijët e sheikëve në Arabi. Ndërkohë që shpesh herë shumë media u kanë u kushtuar shkrime “fëmijëve të pasur të Shqipërisë”, këtë herë është britanikja Daily mail e cila sjell fotografi të reja.

Vaska të mbushura me para, supermakina dhe tufa me lek kudo, këto janë vetëm disa nga fotografitë të cilat Daily Mail ka publikuar gjatë ditës së sotme.

“Të rinjtë e pasur të Shqipërisë gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për të treguar se pasurinë e tyre, që nga vaska të mbushura me euro dhe dollarë e deri te shpërndarja e lekëve në kroskotet e makinave luksoze të tyre”, shkruhet në shkrimin e Daily mail.

Ndërkohë në foto nuk shihen vetëm makina luksoze dhe para pa fund, por gjithashtu edhe pije ose objekte të tjera me të cilat këta individë identifikohen si shqiptar. Nga ana tjetër nëpër fotografi shikohen edhe kafshë ekzotike, të cilët këta persona i mbajnë si kafshë shtëpiake.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF