Habit Dua Lipa, ja destincioni që ka zgjedhur për pushime 0 67

Vitin që lam pas mund ta konsiderojmë pas frik si një vit shumë të suksesshëm për të gjithë këngëtaret shqiptare të cilat janë pjesë e skenës ndërkombëtare të muzikës, dhe në këtë grup padyshim që bën pjesë edhe Dua Lipa, për të cilën mund të themi se 2017- ta ishte vitit i saj.

Ndërkohë Dua, e cila më herët ka publikuar edhe projektin e saj më të fundit muzikor, duket se tashmë ka vendosur që të kalojë disa ditë pushime me miqtë e saj. Dhe për tu shkëputur nga qytetet e zhurmshme, bukuroshja me origjinë shqiptare ka zgjedhur Xhamajkën.

Në disa fotografi të publikuara nga Dua në rrjetet sociale, ajo shfaqet duke kaluar çaste të ëmbla nën shoqërinë e miqëve të saj, teksa shijon plazhet e pastërta, diellin e ngrohtë xhamajkan dhe shëtitjet në natyrë.

Gjatë vitit 2017, Dua Lipa ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, ku ka publikuar disa. Ajo gjithashtu u bë pjesë edhe e top listave ndërkombëtre, duke u renditur gjithmonë në vendet e para.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *