KreuHoroskop

Horoskopi ditor, 12 janar 2018

Dashi

Të bësh një kompromis, sidomos në dashuri, nuk do të thotë domosdoshmërisht përfshirje. Dhe pikërisht sot, do ta gjeni veten në një pozitë shumë të vështirë në këtë drejtim. Është koha të ndaloni së vëni vetes limite në atë çka bëni dhe të vazhdoni të ecni përpara. Duke qenë se hëna pozicionohet në destinacionet e largëta, në listën tuaj të planeve është edhe të studiuarit apo puna në një vend jashtë qytetit.

Demi

Edhe pse jeni shumë pranë të afërmve apo partnerit, rrezikoni të thyheni emocionalisht nga çasti në çast. Nëse jeni beqarë, një punë apo angazhimi në sport do të sjellë më shumë nga ç’e prisni. Çiftet do të thurin plane për të ngritur një biznes të ri në kohën e lirë.

Binjakët

Mirëqënia që po përjetoni së fundmi do t’ju fokusojë në një qëllim të vetëm: të gjeni veten dhe të bëni më të mirën për ju. Sot, mund të takoni një Shigjetar, që do t’ju ndihmojë së tepërmi në këtë drejtim. Thënë ndryshe, të ndash ëndrrat me një njeri që të kupton plotësisht, nuk do të thotë gjë tjetër veçse progres. Vendet me fat për ju janë kinematë dhe qendrat e fitnesit.

Gaforrja

Suksesi është i gatshëm t’iu mirëpres. Tashmë e keni kuptuar këtë gjë dhe synimi juaj i vetëm është progresi. Nëse jeni në një lidhje, komunikimi intensiv dhe qendrimi krahë partnerit do të thyejë çdo barrierë drejt lumturisë. Beqarët do të prezantohen me një njeri të pazakontë, por që si për çudi, çdo gjë do të funksionojë më së miri.

Luani

Pozicionimi i hënës do të sjellë vetëm argëtim dhe liri në jetën tuaj. Nëse jeni të dashuruar, kjo do të sjellë një heshtje në lidhje, që nuk do të lërë të zbulohen planet që keni për të ndryshuar jetën. Për beqarët, njeriu ideal do të jetë një shef i shkëlqyer kuzhine. Kujdes: një mik i juaj ka nevojë më shumë se kurrë për një këshillë të volitshme nga vetë ju…

Virgjëresha

Do të flirtoni me aventurën dhe do të guxoni të ndërmerrni hapa të rrezikshëm.Dashurinë do ta gjeni më shumë se kurrë pranë vetes, dhe një gjendje e tillë nuk ka ndërmend të ndryshojë për disa kohë. Por, në vendin tuaj të punës, duhet të bëni kujdes që të ruani qetësinë, pasi dikush me influencë do të thurë intriga dhe plane dashakaqëse ndaj jush. Në familje do të mbizotërojë harmonia dhe një frymë e pashmangshme lumturie.

Peshorja

Nëse po mendoni të shpenzoni disa para apo të bëni një ndryshim në shtëpi, kjo është koha e duhur. Në dashuri jeni gati të provoni stabilitetin, ndërsa një person me shkronjën ‘J’ do t’ju influencojë për mirë në këtë drejtim. Nëse jeni në një lidhje, për aq kohë sa përkushtoheni, aq më shumë do të rritet pasioni.

Akrepi

Nëse e vlerësoni vërtetë dikë, kjo është dita ideale për t’ia shprehur mendimin dhe vlerësimin tuaj. Gjithçka do të merrni në këmbim është mirënjohja e tjetrit. Në punë, mënyra se si e shihni veten do të ketë një ndikim tejet pozitiv në një grup projekti. Pozicionimi i Mërkurit do t’ju ndihmojë të gjeni një dritë jeshile në planet në i keni menduar prej kohësh.

Shigjetari

Premtimi që i keni bërë vetes për të rënë në dashuri vetëm me dikë që ju vlerëson ashtu siç jeni, do t’ju ndihmojë të gjeni partnerin e duhur. Dini si t’ia qartësoni të tjerëve faktin që opinioni i tyre vlen, dhe pikërisht kjo është çelësi juaj drejt suksesit. Prisni një ftesë për në një event nga dikush me pozitë…

Bricjapi

Nëse po kërkoni dashurinë, shfletoni fotot e bëra së fundmi, sepse i duhuri gjendet pikërisht diku aty në sfond. Për ata që po kalojnë në një fazë relaksi, pasioni do të jetë ai që do të dominojë ditën tuaj. Një njeri me pozitë në punën tuaj do t’ju kërkojë të realizoni një projekt së bashku dhe ju duhet të thoni ‘po’, sepse do të shkojë më së miri. Fati juaj për sot është një nga të afërmit që keni pranë.

Ujori

Kjo është dita vendimtare kur duhet të ndani idetë që nuk ju çojnë gjëkundi, dhe t’i lini hapësirë planeve që do t’ju shoqërojnë në shinat e suksesit. Pozicionimi i Venusit ju jep avatazh në dashuri, duke influencuar në forcën tuaj psiqike. Kështu, vetëm të menduarit për një person do t’i bëjë ata të mendojnë për ju në mënyrën më pasionante të mundshme.

Peshqit

Prej kohësh mund të keni patur në plan realizimin e një ambicie, por sot është dita që duhet t’i jepni një shtytje shumë të madhe vetes për të dalë në sipërfaqje. Jeta në çift është shumë e qendrueshme dhe plot ngrohtësi. Beqarët mund të ftohen nga një mik në një festë apo event, dhe takimi me një Akrep do t’iu bëjë më fatlum se kurrë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF