Ju pëlqen kuzhina italiane? Ja disa truke si të gatuani si një shef 0 503

E bukura e të mësuarit se si të gatuajmë ushqime it të përsosura italiane në mënyrën e duhur është se nuk do të na duhet të shkojmë në restorant sa herë që na merr malli për një pjatë të mirë me makarona. E bërja e makaronave të përsosura ka disa sekrete, të cilat kuzhinierët italian i ndjekin me përpikmëri sa herë që përveshin mangët dhe vënë tenxheren në zjarr. Prandaj për të përsosur aftësitë tuaja po ju japim disa këshilla.

Shtoni një sasi të mirë kripe, ndërsa uji valon

Sigurisht që të gjithë ne e dimë rëndësinë e kripës në gjellë, e të njëjtën rëndësi e ka edhe tek makaronat. Por cila është sasia e duhur e kripës që duhet të hedhim? Raporti i saktë është një lugë gjelle për katër gota ujë. Ju duket se ka shumë kripë? Epo duhet të keni parasysh se uji juaj i makaronave duhet të duket si ujë deti.

Përdorni pirunin e makaronave për të matur saktë një racion

Sekreti për të matur një racion makarona në mënyrë perfekti ndodhet tek mjeti me të cilin ne po i përgatisim ato. Matja e tyre me pirunin e gatimit di t’ju japi sasinë e duhur për një person.

Zgjidhni llojin e makaronave sipas salcës me të cilën doni ti shoqëroni

Makaronat nuk juanë të gjitha njësoj, për këtë ekzistojnë ato me forma të ndryshme. Është e rëndësishme të zgjidhni llojin e duhur të makaronave për salcën që kërkoni të përdorni, pasi ajo ngjitet në to dhe plotëson formën e makaronave në mënyra të ndryshme. Për shembull provoni të gatuani karbonara me spageti.

Verën mos e përdorni vetëm për të pirë, por edhe për të gatuar

Kuzhinierët italianë e dinë se zgjedhja e një vere të mirë nuk duhet vetëm për të pirë, por edhe për të gatuar. Nga spageti me verë të kuqe e hudhra, në spageti me një salcë të përkryer me verë të kuqe. ka mënyra pa fund për të vendosur në pjatën tuaj një ushqim të shijshëm e me plot vlera ushqyese.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *