KreuCelebrity

Këtë të shtunë të gjithë përpara TV, Ermal Mamaqi do të ketë një të ftuar shumë special

Të gjithë jemi kuriozë të dimë diçka më shumë lidhur me Kim Kardashian dhe familjen më të famshme në Amerikë, përtej asaj që shohim në serialin ‘Keeping Up With Kardashian’ apo atyre që shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Mesa duket shumë prej pyetjeve tona do të marrin një përgjigje mbrëmjen e së shtunës, pasi grimieri i yllit 37-vjeçar Mario Dedivanovic do të jetë i ftuar në ‘Xing me Ermalin’. Personi i cili po e dominon botën e makeup-it në showbizin amerikan, Mario Dedivanovic pritet të mbërrijë në Tiranë më 19 janar për të marrë pjesë në mbrëmjen gala ‘Oda’ e ndërsa ka zgjedhur që të japë edhe një intervistë të shkurtër përpara publikut shqiptar.

I ftuar në Xing me Ermalin miku i @kimkardashian ,Mario. Endrra e shumë vajzave @makeupbymario vjen për “Oda” në Shqipëri. Bëj një pyetje të hajrit që të të përmëndet emri në emision.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Mario kujdeset për pamjen e disa prej personazheve më të njohur të showbiz-it ndërkombëtar si motrat Kardashian e Jenner, Megan Fox, Eva Longoria etj e ndërsa është bërë i njohur në Shqipëri pas video së famshme së bashku me Kim: “Sa bukur Mario”, “Marshallah shumë bukur”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF