KreuCelebrity

Këto VIP-a mund të jenë të ftuar në dasmën e Markle dhe Harry-t!

Po pritet me padurim ajo çka ndryshe përflitet si eventi i 2018-tës. Kemi dëgjuar pafund paraprakisht për dasmën e Princ Harry dhe Meghan Markle, e as nuk mund ta imagjinojmë sa do të dëgjojmë edhe pas realizimit. Zbulohen detaje, edhe pse asgjë nuk është zyrtare, ashtu sikurse ka aludime nga më të ndryshmet.

Tashmë, është menduar se cilët janë disa nga VIP-at që mund të shihen si të ftuar në dasmën mbretërore. Nuk është diçka krejt e natyrshme të shfaqen emrat e shoubizit të huaj në evente të këtij lloji, por nga ana tjetër nuk mund të mohojmë miqësitë dhe lidhjet si të Princit, ashtu dhe të hollivudianes Markle. Kështu, Rowan Atkinson mendohet të jetë ndër të parët në listë, për aq kohë sa Harry është tejet i lidhur me të. Rihanna gjithashtu do të jetë një nga emrat që ka mundësi të marrë një ftesë super-rojale së shpejti. Serena Williams, mikesha e ngushtë e Markle, nuk mendohet që të mos jetë e pranishme. David dhe Victoria Beckham vështirë të mungojnë, ashtu sikurse James Blunt flitet se do të jetë ndër të parët në listë.

Çfarë mbetet gjysmë e konfirmuar është prezenca e miqve të serialit ‘Suits’, ku Markle ka zhvilluar së shumti karrierën si aktore. Epo, lum si VIP-at!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF