KreuCelebrity

Ku do ta shohim së shpejti Alketën? Zbulohen detaje mbi programin e ri të moderatores!

Jemi mësuar ta shohim gjithnjë e më shumë aktive në ekran. Dhjetori solli dhe përfundimin e formatit ‘Dance With Me’, i cili na e prezantoi Alketën çdo të hënë në ekranin e televizionit Klan. Për sa i përket janarit, duket se moderatorja ia ka dedikuar axhendën vetëm pushimeve, nga të cilat ka treguar jo pak në rrjetet sociale. Nga vendet tropikale e deri në ato malore, Vejsiu duket se do të kthehet në vëndlindje me një synim të qartë.

https://www.instagram.com/p/Bdx2m2hgVy7/?hl=en&taken-by=alketavejsiu

Që nga koha e transmetimit të DWM, ishte vetë Alketa e cila njoftoi për nisjen shumë shpejtë të  formatit më të ri në Klan, “Në kurthin e Piter Panit”. Me regji të Vera Grabockës dhe nën drejtimin e vetë Vejsiut, mësohet se audicionet për spekaklin, tashmë janë mbyllur. Ende nuk është zbuluar data fikse e fillimit të transmetimit, por diçka është e sigurt: moderatorja do të shfaqet përsëri në ekran në muajin pasardhës. E ndërsa shkurti do ta gjejë Alketën “Në kurthin e Piter Panit”, pak ditë më parë u mësua se Vejsiu do të drejtonte edhe “VIP-at në fermë”, një format i patransmetuar më parë në Shqipëri.

Për sa i përket këtij të fundit, nuk dihet ende asgjë konkrete përpos faktit se do të realizohet në televizionin Klan dhe se do të sjellë diçka ndryshe për publikun shqiptar. Nga ana tjetër, moderatorja ka ngacmuar pak duke zbuluar disa detaje në një postim në Instagram. Sa shumë levizje në televizione…

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF