Ledina Çelo na përshëndet nga Dubai me një trup perfekt

Ledina Çelo është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare, por edhe një grua me një fizik për tu admiruar. E me fotot e fundit të publikuara ajo sapo na vërtetoi se ka ndërmend të rri gjithë jetën në trupin e një 20-vjeçareje.

Ashtu si edhe shumë personazhe të tjerë, edhe Ledina ka zgjedhur një vend të ngrohtë për të pushuar pas festave. Nga Dubai ajo ka treguar se po i shijon pa fund këto ditë, nën shoqërinë e familjes së saj. E ku ka më bukur ngrohtë trupi dhe shpirti për Ledinën këto ditë.

Duke u argëtuar me fëmijët e saj, në breg të detit, ajo dukej më e mrekullueshme se kurrë e veshur me një palë bikini të zeza. “Destinacion shumë i bukur, pushime Dubai”, shkruan Ledina në Instagram. Këngëtarja është martuar në vitin 2009 me ish-kampionin e kickbox-it, Naim Kabashin. Ndryshe, nuk dihet nëse këngëtarja do të sjell ndonjë projekt muzikor gjatë këtij viti.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *