Loriku i mëson të birit rrënjët shqiptare, së bashku vizitë në Muzeun e Krujës 0 78

Lorik Cana, kapiteni i kombëtares i cili ka bërë histori në futbollin shqiptarë, është një ndër personazhet më të dashur për shqiptarët. Tashmë i tërhequr prej kohësh nga fusha e gjelbër, ai i është përkushtuar plotësisht familjes së tij, bashkëshortes Monicës dhe djalit të tij të vogël.

Ai është ndoshta njeriu më krenarë për origjinën e tij shqiptare, e këtë e tregoi më shumë se kurrë në ndeshjen historike me Serbinë. E dashurinë e tij për Shqipërinë e tregon në çdo moment. E të njëjtën dashuri duket se është i bindur t’ia trasmetojë edhe të birit.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi shumë të veçantë me të birin, ku ka treguar se së bashku kanë vizituar Muzeun e Krujës. E teksa e vizitojnë dhe lumturohen me praninë e njëri-tjetrit, i vogli i Lorikut duket se sheh plot kuriozitet trashëgiminë tonë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *