Moda na sjellë veshjet me lëkurë kafshësh, tashmë qytetet do të “transformohen” në xhungla 0 470

E duam ose e urrejmë, sido që të jetë, është e pashmangshme veshjet me lëkurë kafshësh do të jenë trendi i fundit në këtë pjesë të fundit të dimrit. Kjo veshje është zgjidhja perfekte sidomos për ato raste kur duam të dukemi më të rafinuar.



Veshjet me printime zebre apo gjarpri janë propozuar nga shumë koleksione, ndërsa është një trend që do të vazhdojë edhe në verën e pranverën që po vjen. Në këto javë të fundit të muajit të ftohtë, është në modë një stil disi agresiv, veçanërisht tek xhaketat dhe palltot.

Për një kombinim më klasik mund të vishni një xhaketë të tillë me një palë pantallona të bardhë, ose xhinse. Më e guximshme akoma do të ishte kombinimi me printime xhaguari. Ndërsa për ata që nuk guxojnë deri tani, mund të mjaftohet edhe me ndonjë aksesor si për shembull një shall me printime të tilla, apo ndonjë rrip.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *