Ndarja nga jeta e mjeshtrit të valleve Rexhep Çeliku, VIP-at shqiptarë shprehin ngushëllimet 0 400

Mëngjesi i kësaj të premtje nisi me një lajm të trishtë: mjeshtri i madh i valleve shqiptare, Rexhep Çeliku ndërroi jetë.

Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila fatkeqësisht i mori jetën në moshën 63 vjeçare. Ndonëse ai nuk është më mes nesh fizikisht, figura e tij dhe kontributi që ka dhënë në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, do të mbetet gjallë në kujtesën mbarë shqiptare.

Çeliku u nderua katër ditë me parë nga Presidenti Meta me dekoratën “Nderi i Kombit”, e ndërsa u ngjit në skenë për herë të fundit në 60 vjetorin e Ansamblit Popullor duke performuar vallen me të cilin ai personifikohej, ‘Vallen e Shqiponjave’.

Të shumtë kanë qenë artistët, por jo vetëm, të cilët në një ditë të tillë, janë ndalur dhe i kanë dedikuar disa rreshta të madhit Rexhep Çeliku.

“Ti i ke dhon dhe i ke lon shume Artit Shqiptar ,,e keshtu do mbetesh i gjalle ne kujtesen dhe ne arkiven mbare Shqiptare…
Qofsh i Xhenetit mik i imi dhe gjithe artisteve kudo jane,,,
NGUSHELLIME FAMILJES …”, shkruan Bujar Çiçi.

“Lamtumirë Mjeshtër. Rexhep Çeliku. Nder i Kombit.  32.000 role”, shkruan Ermali.

“Lamtumire Mjeshter. REXHEP ÇELIKU , Pasuri,, Nder i Kombit ne zemrat dhe mendjet e gjithe Shqiptareve . Faleminderit per çfare na dhe falë pasionit tend.
U prehsh ne paqe Legjende 32 mije rrole”, shkruan Aurela në postimin e saj në Instagram.

“Lamtumirë…Ngushëllimë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Nderit të Kombit, Rexhep Çeliku.Tashme je lart me shqiponjat për të cilat kërceve tërë jetën…keq ardhje pafund që në këtë vend, artistët dhe sportistët nuk vlerësohen kur janë në kulmin e suksesit por kur janë në fund të jetës…U prehsh në paqe!”, shkruan polici i ‘Portokallisë’, Florjan Binaj.

“Rexhep Çeliku jetoi duke fluturuar dhe iku si nder i kombit. Respekt per jete per ty mjeshter. U prehsh ne paqe artist”, shkruan Julian Deda.

‘U prehsh ne paqe Mjeshter!!! Rexhep Çeliku nje pasuri kombetare! Do te mbetesh i paharrueshem !!Lamtumire mik I dashur!!!”, shkruan Eli Fara.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *