Pema e Moringës, bima magjibërëse për shëndetin 0 259

Ajo është konsideruar si “Mbretëresha e Bimëve” për shkak të aftësive të shumta që ajo ka për të kuruar shumë sëmundje të cilat prekin organizmin e njeriut. Por fatkeqësisht kjo lloj bime nuk rritet në vendin tonë për shkak se kushtet e klimës nuk e lejojnë këtë gjë. Ajo rritet vetëm në vendet tropikale, ku dielli mund ta godasë gjatë gjithë ditës.

Dy pjesët të cilat janë të përdorëshme te kjo bimë janë lulja dhe farat e saj, të cilat kanë pjesët më aktive të cilat përdoren për të kuruar sëmundje të ndryshme. Përdorimi i pemës së Moringës njihet që prej 2000 vite më parë, ku kanë qenë grekët, romakët dhe egjyptianët të cilët arritën të zbulonin aftësitë e saj të mrekullueshme.

Moringa përmban një shumëllojshmëri vitaminash, mineralesh, aminoacidesh dhe shumë elementë të tjerë. Ajo përmban antibiotik të fuqishëm dhe shumë efikas për eliminimin e një bakteri të njohur i cili ka shkaktuar gastrit, ulçerat dhe kancerin e stomakut.

Disa nga përfitimet e konsumit të Moringës:
– Ndihmon në humbjen e peshës duke ndaluar sheqerin e tepërt të kthehet në yndyrna;
– Kontrollon dhe ul nivelet e tensionit në gjak dhe të glicemisë;
– Ndihmon në trajtimin e osteoporozes dhe artritit;
– Pastron lëkurën dhe parandalon plakjen e saj;
– Redukton inflamacionin dhe krijon kolesterolin e mirë;
– Redukton alergjitë, astmën dhe problemet në frymëmarrje;
– Relakson dhe qetëson sistemin nervor;
– Lufton kancerin;
– Ndihmon në luftimin e pagjumësisë;
– Mbron dhe ushqen kockat si rezultat i përmbajtjes së lartë të kalciumit;
– Rrit prodhimin e qumështit të gjirit të nënat e reja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *